Historiku!
Eshte nje nga palestrat e para te krijuara ne Tirane, ne vitin 1987. U hap si nje palester personale per perdorim vetjak nga Ed SHAMETI, ne ambjentin e shtepise se tij, me paisje te ndertuara vete. Per realizimin e tyre u shfrytezuan revista te siguruara nga jashte por dhe aftesite teknike te cunave qe sterviteshin (vellezerit Edmond dhe Genci KOCI, etj).
Bashke me Edin (pronarin e saj), u sterviten nje grup shokesh te cilet i bashkonte ne kete palester jo vetem shoqeria, por mbi te gjitha, pasioni i madh per sportin e kulturizmit, aq te dashur per shqiptaret.
Ne vitin 1990, palestra kaloi ne nje periudhe qetesie pasi pronari i saj, Edi, shkon ushtar ne Porto Palermo te Himares si fillim, dhe me pas ne disa reparte te tjera te vendit. Nje periudhe 2-vjecare shume e veshtire, sidomos persa i perket ushqimit qe ofronte Ushtria Shqiptare ne pergjithesi, por dhe Reparti i Xhenjos ne vecanti. Ne keto rrethana, megjithese i keq ushqyer, pasioni beri qe te vazhdonte te ushtrohej rregullisht. Stervitje, qe ndonese u shoqerua me 20 kg renie ne peshe, sherbeu per mire, per nje definim te trupit.
Kthimi nga ushtria u shoqerua me nje riaktivizim te palestres, me nje pasion edhe me te madh per sportin por dhe me rritjen e numrit te veglave.
Ne kete palester, duke shfrytezuar, librin e Idriz Hymollit si dhe literatura te tjera, jane stervitur nje sere brezash, duke permendur sportistet e hershem Edmond Koci dhe Genci Koci, ky i fundit ishte konkurenti Nr 2 ne Kampionatin e pare te Bodybuilding ne Shqiperi.
Ne vitin 2000, shenohet faza e trete e zhvilimit te kesaj palestre, me zgjerimin e ambjenteve duke shfrytezuar veglat ekzistuese dhe ne 2001, rinovimi i saj me vegla komplet te reja dhe shume cilesore.
Palestra Edi eshte krenare, qe ne te jane stervitur nje sere sportistesh si: Rudin Tugu, Kreshnik Topore, Dorian Fataj, Marsel Vangjeli, Sokol Mati, Kujtim Pershpali, Redi Bracellari, Orion Minga si dhe nje sere sportistesh te tjere, qe kane lene dhe vazhdojne te lene gjurme ne kete sport.
Palestra ka ardhur duke u zhvilluar vit pas viti. Ajo u transformua nga nje ambjent i vogel me vegla brenda nje shtepie private, me pas me zgjerimin e gjithe katit, dhe aktualisht eshte nje godine me 3 kate, e gjitha ne dispozicion te sportisteve meshkuj ne katin e pare dhe ato femra ne katin e dyte dhe te trete.
Per t’ju ofruar klienteve te saj me te miren, aplikohen programet dhe metodat me te fundit te stervitjes. Kjo filozofi eshte perdoruar ne te tre katet e palestres, ku:
KATI I PARË. Për stërvitjen e Meshkujve për Bodybuilding & Fitness.
KATI I DYTË. I frekuentuar nga Femrat.
Është i kompletuar me paisje profesionale që mund të përdoren si per fitness ashtu edhe për femrat që merren me Bodybuilding (pa limite peshash).
KATI I TRETË. I frekuentuar nga Femrat.
Përdoret për kurse Baleti por dhe gjithe tipet e aerobive si: Walking & Spining; TRX; Crossfit; Tabata; Step; Yoga; Zoomba, etj.
KAMPIONATI I PALESTRES, një traditë që përsëritet
Janë organizuar tre Kampionate të Palestrës, duke nxjerre Kampionin e Palestrës.
PËR INDIVIDËT ME NEVOJA TË VEÇANTA
Një kujdes i veçantë është treguar për stërvitjen e kategorisë së njerëzve në nevoja të veçanta, autik, femrave shtatzena, etj.
Njerëzit e veçantë kërkojnë jo thjesht profesionalizëm, por një shërbim të veçantë, ku tek Palestra Edi, e gjejni më së miri në çdo kohë.
DALLOJMË NGA TË TJERËT
Për ne çdo klient është i veçantë. Drejtimi i palestrës nga një çift bashkëshortësh profesionistë në atë që ofrojnë, e bën këtë biznes, jo thjesht profesional & familjar!
I ofron trajnime çdo sportisti sikur të ishte pjesë e familjes, PA PAGESË, jo se nuk vleresojnë veten, por sepse duan që ti japi mundësinë çdo klienti, të marrë makismumin prej vetes.