SI U HODH IDEJA E ORGANIZIMIT TË KAMPIONATIT TË PARË TË BODYBUILDING

Viti 1993. Emisioni i mjekut “Trupi dhe Shendeti” i drejtuar nga Dr. Flamur Topi, transmetuar ne RadioTelevizionin Shqiptar, kish hyre ne vitin e 32-te te transmetimit te panderprere, qofte edhe nje jave te vetme!

Emisioni u kishte nje borxh te madh te rinjve, sepse deri ne ate kohe, thuajse tere emisionet, u adresoheshin moshave te pjekura, pergjithesisht me shume te brishta e te prekeshme nga semundjet.

Keshtu, per te afruar me prane programit te rinjte e te rejat, ne emisionin e perjavshem “Trupi dhe Shendeti”, u hap rubrike e re, joshese, nxitese dhe terheqese per te rinjte dhe pse jo, edhe per te vegjlit: “Trupi me i Bukur“.

Zakonisht, emisioni i shendetit, hapej pikerisht me “Trupin e bukur”.

Nga gjimnaze te ndryshem te Tiranes ne bashkepunim me mesuesit e fizkultures, perzgjidheshin djem dhe vajza me trup te bukur natyral, dhe keta konkuronin midis tyre ne nje sistem eleminimi duke synuar finalen dhe ne fund titullin “Trupi me i Bukur ’93”.

Ky aktivitet interesant, nxiti krijuesit e tij per te bere nje hap tjeter perpara.

Per here te pare, ne veren e vitit ’93, u realizua spektakli “Trupi me i bukur, Plazh ’93”.

Ne kete konkurim te pare qe u zhvillua ne vendin tone, terhoqen vemendjen trupat e nje grupi djemsh me muskuj mjaft mire te zhvilluar, qe dalloheshin dukshem nga te tjeret.

Ne keto rrethana, shume natyrshem, lindi idea e garimit per nje pjese te djemve te siperpermendur, jo me tek “Trupi me i bukur” dhe as ne “Trupi i bukur Plazh ’93”, por ne sportin e ri, thuajse te panjohur me pare per shume nga ne, Body Building!…

Me idene e Kujtim Hoxhollit dhe iniciativen e drejtimin e Dr. Flamur Topit, te cilit i njihet merita e organizimit te ketij aktiviteti, i pari ne llojin e tij, filluan fazat kualifikuese ne emisionin aq te njohur per shqiptaret “Trupi dhe Shendeti”.

STARTIMI DHE FINALIZIMI

Keshtu, ishte deshira, endrra e bukur, njohurite e para te lexuara, por ne sensin me praktik se si behej, si realizohej, s’ia kishin “haberin”.

Ndihmoi, pothuajse rastesia, ne konkretizimin e aktivitetit.

Shume here kampioni i Kosoves, mjeshtri i shquar i sporteve, Bedri Cahani, per shkak te rrethanave historike te Kosoves, u detyrua te largohej nga vendlindja e te jetonte e punonte se bashku me gruan e femijet, ne Tirane.

Kontributi i z. Bedri Cahani ne zhvillimin e Body Buidingut ketu ne Shqiperi ishte i madh. Tere kohen e stervitjes, u qendroi shume prane sportisteve te ardhshem te Body Buiding-ut.

U mesoi garimin ne pozicionet e kerkuara nga jurite e ardhshme, menyrat e ndryshme dhe te larmishme te stervitjes, dieten ne pergjithesi dhe sidomos ate te prag gares per definimin e muskujve, efektet negative te drogave e stimulanteve te ndryshem mbi muskujt ne vecanti dhe organizmin ne teresi, etj, etj.

Keshtu, ne Maj 1994, organizohet Kampionati i Pare i Bodybuilding Shqiptar, me prezantimin e pare me date 7 Maj ne Teatrin e Operas dhe Baletit, nje “Gjysmefinale” me qellim promovues e terheqjen e sponsorve dhe jo eleminatore, pasi te 20 garuesit moren pjese ne finalen, e cila u organizua me 13 Maj tek Qendra Nderkombetare e Kultures (Piramida).

Per te pershendetur kete eveniment te Pare te Bodybuilding, ishin ftuar edhe 7 sportiste kosovare:

  1. Shaban OSMANI
  2. Hysen SHERIFI
  3. Ardian KRASNIQI
  4. Mentor BALA
  5. Pashk LASKU
  6. Miftar BEGA
  7. Agron NAGAVCI

Te cilet, demostruan ne evenimentin e dates 7 Maj ne TOB.

Per arsye familjare

  1. Miftar BEGA
  2. Agron NAGAVCI

nuk moren pjese ne finalen e dates 13 Maj te organizuar ne Qendren Nderkombetare e Kultures(Piramida).

JURIA

Ndonese i pari ne llojin e tij, pjesemarrja e madhe e sportisteve por dhe e spektatoreve, u shperblyen me nje spektakel te vertete, ku juria e perbere nga Bedri Cahani, Pjerin Shllaku, Sadik Mema, Mehmet Spahiu, Taulant Pustina, Ramazan Kellezi dhe Fatos Gjata, shpalli fituesit:

NDARJA E ÇMIMEVE

SPORTISTËT PJESËMARRËS

Me poshte, po japim emrat e 20 Sportisteve pjesemarres ne garen e Kampionatit te Pare Shqiptar te Bodybuilding ne Shqiperi (sipas numrave rendor te prezantuar ne spektakel). Klikoni emrin e sportistit, per te pare videon e prezantimit dhe demostrimin individual.