Fillesa
Që në moshë të re, i ndikuar nga ikona të Bukurisë trupore si Steve Reeves dhe Arnold Shvarzeneger, në moshë 14-vjeçare, filloi stërvitjen në një minipalstër në ambjent shtëpie.
Per Mentorin nuk ishte thjesht sport por kulture e ndertimit te trupit.
Nje kulture ka nevoje per ushqimin e saj, qe eshte leximi i vazhdueshem, nje domosdoshmeri qe u shnderrua ne pasion dhe eci paralel me sportin dhe jo vetem ne sherbim te tij, gjate gjithe jetes.
Ne moshen 15-vjecare u ushtrua sistematikisht ne nje klub sportiv. Ndonese kishte pak kohe qe ushtrohej, serioziteti ne ushtrim dhe leximi i etur ne lidhje me Programet, Suplementet dhe Cdo gje qe kishte te bente me kete sport, bene, qe ne moshe fare te re te kishte krijuar profilin e nje trajneri profesionist. Ne kete kohe, vendos qe keto aftesi ti vinte ne dispozicion te shoqerise duke sherbyer jo vetem si trajner ne klubin ku ushtrohej, por duke promovuar kete sport si kulture e ndertimit te trupit.
Filozofia
” Dashuron Perfeksionin, ku Bukurinë Fizike e vlerëson jo thjesht si një ambalazhim i Bukur i Kulturës dhe Bukurisë Mendore, por një Pjesë e Rëndësishme e këtij Trinomi “!
Sporti dhe e bukura ishin pjese e pandare e aktivitetit te tij jetesor. Nisur nga rrethanat dhe deshira per te ngritur stervitjen ne nje nivel tjeter, u stervit ne nje palester ne Zagreb.
Per here te pare mori pjese ne nje gare si Junior ne 1987, ne moshen 17-vjecare.
Ndonese kundra deshires por per arsye personale, aktiviteti i tij fizik por jo ai i leximit, u nderpre per nje periudhe 3-vjecare. Nderprerje, e cila sherbeu ne rritjen teorike profesionale, qe tashme ishte bere nje mekanizem i fuqishem i gjenerimit dhe orientimit te energjive ne drejtimin e duhur.
Ne vitin 1991 u kthye ne Kosove, vazhdon stervitjen dhe merr pjese ne dy gara te zhvilluara ne Gjakove, dhe ne te dy keto gara shpallet Nen Kampion.
Në Shqipëri
Nuk ka me mire se pasionin e jetes, kulturizmin, ta kthesh ne biznes. Pervojes Sportive, i shtoi Kulturen qe krijoi per kete sport, Dashurine per te Bukuren dhe Intuiten per Biznes dhe tashme, u shnderrua jo thjesht ne nje sportist biznesmen, por nje misionar i ketij sporti kaq te bukur.
Ne vitin 1994, vjen ne Shqiperi per biznes. Ishte rastesia qe i dha mundesine te merrte pjese ne garen e pare historike te Bodybuilding ne Shqiperi, Kampionati i Pare i Bodybuilding 1994.
Pjesemarrja e tij ne kete eveniment ishte si nje pjese mbeshtetese e misionit per sensibilizimin e sportisteve ne lidhje me rendesine e tij, efektet dhe rezultatet qe ato japin.
Tek emisioni “Trupi dhe Shendeti”, sqaroi ne menyre koncize dhe te sakte ndikimin ne shendet, si vjen Hipertrofia dhe efetet e tjera.
Per disa vite me rradhe deri ne 1997, zoteroi nje klub fitness ne Peje, shume modern per kohen, ku ndonese me siperfaqe te vogel, frekuentimi ishte shume i madh.
Per arsye private, kjo palester u mbyll dhe aktiviteti fizik si sportist u pezullua deri ne 1999.
Nga viti 1999 e ne vazhdim, sporti ka qene pjese e pandare e jetes se tij por tashme jo si profesionist, por me misionin per promovimin e sportit dhe zhvillimin e biznesit ne lidhje me te.
Fiziku burreror eshte vizioni qe ka pasur gjithe jeten, por asnjehere i pandare nga kultura dhe etika e sjelljes qe duhet te karakterizoje nje sportist.
Roli i tij në promovimin e sportit
Roli i tij ka qene i madh ne promovimin e sportit nepermjet trajnimit te nje sere sportistesh ne Kosove, por edhe ne promovimin ne rajon, e vertetuar kjo gje edhe me nje Cerifikate Mirenjohje nga Presidenti i Federates Ballkanike. Kjo, si Trajner por edhe Biznesmen i produkteve, duke i ofruar tregut cdo gje qe ishte e nevojshme per te zhvilluar kete sport.
Trajner Profesionist - Çertifikimi nga IFBB
Nje nga arritjet me te fundit te tij eshte certifikimi nga IFBB si INTERNATIONAL COACH.
Dashuria për Bukurinë Fizike & Mendore
Fiziku burreror eshte pjese e vizionit qe e ka shoqeruar gjithe jeten. Ky fizik burreror dhe i bukur eshte konsideruar si pjese e pandare e kultures por dhe etikes se sjelljes, qe duhet te karakterizoje nje sportist. Kjo ka qene filozofia me te cilen edukonte cdo sportist.
Biznesi
Pervoja Sportive dhe Informacioni ne fushen e Sportit, Shendetit, Psikologjise dhe te Bukures, bene qe nder vite te ushtronte aktivitetin e tij te biznesit ne nje sere fushash si:
- Biznes ne lidhje me shitjen e produkteve ne fushen e Bodybuilding, Fitness etj;
- Organizimi i eventit “Miss Kosova 1995”;
- Organizimi i “Nata e Bukurosheve” me nje event Gala nga fushat e Bukurise Vizive, Baleti, etj.