7 Shtator, 2019

Arber XHEMALI, Sportist dhe Trajner Personal

Fillimet

Dashuria per sportin ka qene qe ne vogeli, por si nje impenjim serioz i ka fillimet ne Itali, ne moshen 20 vjecare. Puna dhe stervitja ecnin paralelisht me te njejten deshire dhe pasion. Me kalimin e kohes, impenjimi ne sportin e kulturizmit erdhi duke u shtuar. Keshtu, ne vitin 2016, ne moshen 29 vjecare, vendos te kthehet ne Shqiperi me nje ide te qarte:

“Pasionin e jetës, bodybuilding, ta kthente në profesion dhe biznes”

Impenjimi disavjecar si sportist bodybuilder ne Itali, perkrah sportisteve dhe trajnereve profesioniste ne kete fushe, beri qe Arberi, tashme te mos ishte thjesht nje bodybuilder por dhe nje trajner i vetvetes, i cili, aftesite e tij i certifikoi me se miri me rezultatet e arrira ne konkurimet ne aktivitetet kombetare dhe nderkombetare.

Klikoni këtu për Filozofinë e Kampionit

” Nuk ka më mirë, se sa klientëve t’u flasësh nëpërmjet asaj që ke arritur, dhe të ndash me ta filozofinë që të bën fitues! Shpërdarja e kësaj filozofie me klientët e tij, e bën unik si Trajner Personal, Sportist por dhe Biznesmen”.

Ndershmerisht, a e harxhon kohen me te madhe ne palester duke u perfshire ne nje rritje produktive dhe perpjekje per rrritjen e forces apo, ne nje fare menyre, ti thjesht kryen levizjet dhe ndihesh OK, e bera stervitjen time per sot.

Përpjekja me një qëllim prodhon rezultate të qëlluara.

Keshtu, duhet qe ti te percaktosh sa vijon:
Cili eshte rezultati qe ti do te prodhosh nga stervitja jote? Eshte njesi, ndjenje, ngarkese stervitore per t’u arritur dhe shkalle e performances se arritur apo, cfare duhet te prodhoje per ty secili set apo ne cfare duhet te rezultoje, cfare do te besh, si do ta besh dhe shkallen ne te cilen do ta besh ate!  .

Ti duhet te dish per ku je nisur, ne menyre qe te arrish atje.

“Ti Behesh Kampioni Qe Ti Do Qe Te Behesh!”

Cfare eshte triumfi per nje kampion? Ja ke bere pyetjen vetes? Cfare eshte Suksesi per mua? Cfare do te thote  Fitore per mua? A e kam percaktuar qarte kete per veten?

“Dita e nje kampioni”

Kampioni yne mund te ngrihet ne 5 te mengjesit per te filluar stervitjen, por mund te filloje edhe ne oren 21. “Kampioni eshte duke u stervitur, kur gjithkush tjeter eshte duke shijuar rehatin!” Fitorja eshte Fuqi mendore, se pari.

Perpara se te fillosh punen, duhet te vizualizosh me mendje ushtrimet qe do te realizosh per cdo muskul qe do te stervitesh.

“Rruga për askund është e shtruar me justifikime, thotë Mark Bell”.

E ti, qe ne fillim duhet te jesh i pergatitur qe do perjetosh veten tek gjeneron perpjekje mbinjerezore. Te sforcohesh, te cosh veten perpara, te kontraktohesh ne maksimum dhe te shperthesh cdo fiber deri ne kocke. Eshte proces i pashmangshem, pergatitu emocionalisht! Ka nje disipline te hekurt, ka nje rregull dhe strategji te ndertuar per t’u zbatuar. Suksesi eshte 1 % talent dhe 99% djerse.

Beteja qe eshte perpara, eshte nje rruge e gjate, por luftetari nuk dorezohet.

Trajneri legjendar i basketbollit amerikan John Wooden ka thene:

“Suksesi është Paqja e Mëndjes, e cila është rezultati i drejtperdrejtë i vetëkënaqjes nga dijenia që ti bëre më të mirën, për t’u bërë versioni më i mirë që ti je në gjëndje të bëhesh”.

Përqëndrim dhe Fokus prej Lazeri!

Duhet ta kultivosh dhe ta aplikosh. Quhet fokus prej lazeri. Ky lloj perqendrimi nuk eshte perqendrim i llojit tradicional, ku ti perpiqesh te bllokosh shperqendrimet te jashtme. Jo, perqendrim lazeri eshte teresisht ndryshe. Ai perfshin mobilizimin e te gjithe vetdijes tende ne nje pike te vetme fokusi, ku ti me pas qendron se brendshmi, qe perfshin nje detyre specifike si pershembull cdo perseritje ne cdo set gjate tere stervitjes tende. Kjo forme perqendrimi, pasi vihet nje here ne levizje, eshte aq e fuqishme sa ti as nuk e kupton veten. Ti thjesht ndjen nje force energjie te jashtezakonshme, qe si lazer, ka depertuar ne muskulin specific qe ti po stervit. Dhe kjo, eshte nje pjese thelbesore e prodhimit te shnderrimit te plote muskulor. Te sjellesh nje muskul, aty ku forma e vet e plote potenciale behet me ne fund nje realitet i tashem. Duhet praktikim dhe aplikim kembengules per te zhvilluar kete perqendrim lazeri. Dhe ja se si mund ta besh ate. Ne cdo set qe ti realizon me vetedije te plote, sjell te tere ndergjegjen tende, ne muskulin specifik qe po stervit. Kjo do te thote, te tere fokusin tend pamor, te gjithe emocionet e tua, vullnetin tend, fokusin tend imagjinativ dhe qellimin tend ekskluziv per veprim. Ndjeje te gjithe veten dhe fillo te punosh me cdo muskul, per cdo perseritje, duke mbajtur te njejtin perqendrim lazeri ne secilen pjese positive apo negative te perseritjes.

Pohoji vetes fuqinë tënde!

Sot do te behem modeli i fuqise. Jam i forte ne mendimet e mia. Une mendoj, po une mundem, une jam bere te triumfoj. Une kam teresisht besim ne aspiratat e mia. Une mund te arrij cfare kam caktuar te arrij dhe une do ta coj veten me lart sepse e kam zgjedhur kete tashme. Une kam Disipline, Kembengulje dhe Dedikim per te arritur te shkelqej, ekselence fizike teksa stervitem ne palester dhe ekselence jete teksa trajtoj ceshtjet dhe pergjegjesite e ndryshme te dites sime. Ka gjera qe une mundem ti bej me mire se kushdo tjeter.

Tejkalo Barrierrën e Dhimbjes!

Sjell ne mendje nje kujtim te fuqishem nga nje stervitje vendimtare. Nje kujtim, ku ti ishe ne zone, duke tejkaluar maksimumin tend, apo duke stervitetur me nje pasion dhe intensitet thuajse kafsheror veten . Ne shkallen ku ishe ti, asgje dhe askush nuk mund te te mposhte. Kur ta kesh izoluar kete kujtim, me imagjinate futu ne te dhe, ne trupin tend, dhe teresisht ndjeji saktesisht te gjitha ndjesite dhe ndjenjat qe pate, dhe teksa apo ndjen kete mendo per nje fjale, qe per ty perfaqeson trupezimin e kesaj ndjesije. Therrit kete gje menderisht me pasion dhe me bindje.  Me pas, kur ti je ne pengesen e bllokut te dhimbjes, gjate  nje seti, menderisht bertit fuqishem kete fjale dhe teksa ti e perserit ate, te shpertheje duke te te depertuar te terin me fuqine e vet dhe me pas vazhdo per te thyer ne mes edhe dy perseritje te tjera me shume.

Zhvillo Monologun Mëndje – Muskul!

“Kampionet – , eshte shprehur Peter Siei – ata e ndjenin sikur mund te kontrollonin cdo muskul ne trupin e tyre, sikur te kishin nje lloj marredhenie me cdo trup muskuli dhe keshtu, ketu ne mbremje, shtrihu rehat ne kurriz, mbyll qepallat dhe fillo te fokusohesh mbi nje muskul specifik. Kur te ndjesh qe je lidhur menderisht me te, atehere, me imagjinate, drejtoju atij. Tregoji se cfare do te besh ne sesionin e rradhes dhe cfare pret prej tij ne termat e perpjekjes, performances dhe rritjes. Menderish drejtoju pjeseve mbeshtetese te trupit dhe thuaju te njejtat gjera, folu ketyre muskujve sikur te jene te punesuarit e tu dhe ti je shefi. Vazhdo me procesin dhe do te befasohesh se si muskujt e tu do te fillojne te te pergjigjen”.

Ndjej Kulmimin në Sesionin Stërvitor!

Emocionet jane per paraqitjen tende, ajo per cfare karburanti eshte per makinen, oktani ne graden me te larte e mundeson makinen te performoje ne kulmin e vet dhe, nese mendon per stervitjet me te mira qe ke patur, ku ti vertet je ndjere si nje makine, dhe pothuajse ne menyre te vetedijshme ke shperthyer set pas seti, duke pare te vije ndjesia e stervitjes se kryer qe eshte menyra se si do doje te ishe pas cdo stervitje, ti do te fillosh te kuptosh nje fakt te rendesishem:

“Lloji i Emocionit qe mbush keto stervitje prodhon rezultatet me te deshiruara per ty”!

Përqafo Mëndësinë “ Përtej Kufijve”!

Ketu, ti fillon te brendezosh te njejten lloj qasjeje te pergjithshme qe kampionet instiktivisht perqafojne, tentim i pershtatshem i ngarkesave me te renda, tentim i pershtatshem i perseritjeve me te rritura, tentim i pershtatshem perseritjesh te sforcuara, tentim i pershtatshem i superseteve, tre seteve, kater seteve dhe seteve gjigande. Ndoshta zemra po te del vendit vetem duke e degjuar kete tani, apo jo!

Jo më Gjëra të Bëra sa për të Thënë!

Jo me gjysme seance, jo me perpjekje minimale, jo me rutina dhe perpjekje pa perqendrim,. Sot do te luftoj per me teper, sot do ta shtyj veten me lart dhe me fort, do te luftoj per te sjelle me shume nga vetja ne cdo perseritje te cdo seti dhe ti bej muskujt  e mi te kene me shume temperature se kurre me pare. Une nuk fle kurre mbi dafina ose mbi te shkuaren time. Une ndez flaken e intesitetit pushtues dhe sot do ta shtyj veten ne kufij dhe pertej. Pra, je ti, ti e percakton se sa i madh, sa fort i zhvilluar, i arritur, i fuqishem, perparuar dhe fizikisht i evoluar do te mund te behesh. Askush nuk te njeh sic e njeh ti veten. Nese ti zgjedh te konsiderosh dhe besosh ne kufizime, je i sigurte qe do perjetosh nga me te miren arritje te pjeseshme ne jete dhe ne muskul. Por, nese zgjedh te thuash cfare eshte e mundur per ty dhe ta kesh me gjithemend ate, aty eshte momenti kur e tere fuqia jote do te gjenerohet per te bere ate cka ti beson. Fakt, mbaji besimet, perqafo fort vizionin e vetvetes dhe te mundesive dhe stervitu ekskluzivisht i mbushur vetem nga keto ideale.

Kampioni është Model Frymëzues …

“Mjeti më i fuqishëm që ti ke për të udhëhequr të tjeret është shëmbulli yt personal” – John Wooden

Bodybuilding nuk eshte nje shperblim per paraqitjen e jashtme, eshte me teper se aq, eshte nje shperblim per menyren se si ti arrin te ndihesh.

Dita tjetër, Përsëri …

Dita e neserme e nje kampioni eshte nje proces qe nuk ka pushim. E nesermja rinis nga e para per te shtyre veten me lart.

“ Ti bëhesh kampioni që je destinuar të jesh”! Sepse një kampion, e di që kampionët rralle flasin, ata e  tregojnë me vepra dhe bota rrotull tyre flet.

Garat ku ka marrë pjesë

2016 – Ne Kampionatin e Bodybuilding & Fitness te zhvilluar ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, konkuroi ne kategorine – 90kg  dhe zuri Vendin e Pare si dhe vendin  e dyte per Kampion Absolut.

Pas kesaj gare, ju perkushtua edhe me shume punes dhe stervitjes ne palester per t’u prezantuar edhe me mire ne 2017, per te marre pjese si ne aktivitetet Kombetare ashtu edhe ato Nderkombetare.

2017 – Mori pjese ne Kampionatin e Bodybuilding & Fitness, ku konkuroi ne kategorine – 100kg dhe zuri Vendin e Pare.

Pas kesaj gare, duke synuar jo thjesh rezultate, por nje karriere sportive gjithnje ne rritje, harton strategjine dhe impenjohet maksimalisht per t’u prezantuar denjesisht ne aktivitetet nderkombetare.

2017Vetem 2 muaj pas gares se zhvilluar ne Shqiperi, merr pjese ne dy gara ne Itali.

Merr pjese ne garen e pare SERGUE NUBRET CLASSIC WABBA INTERNATIONAL, PERUGIA, ITALI, ne kategorine -90kg dhe zuri Vendin e Pare.

Dy dite me pas, merr pjese ne TRIFEO DUE TORRI CAT .B.B. -95KG NE PERUGIA, ITALY me pjesemarrjen e 16 sportisteve finalist dhe renditet ne Vendin e Trete duke marre Medalje Broxi.

2019 – Merr pjese ne “HERCULES OLYMPIA ITALY – AMATEUR”, Vicenza (Italia), 1 Nentor 2019 dhe Shpallet NënKampion🥈. Nje dite me pas, ne date 2 Nentor merr pjese ne Garen e dyte GRAND PRX 2 TORRI ne Itali, dhe shpallet edhe ne kete gare Nenkampion 🥈.

2

Çmime
Kombëtare

4

Çmime Ndërkombëtare

4

Pjesëmarrje në aktivitete

” Duke synuar rezultate gjithnje ne rritje, por dhe duke konsideruar pjesemarrjen ne aktivitetet nderkombetare si nje test te vertete te asaj qe ka pergatitur, vazhdon stervitjen rigoroze per pjesemarrjen ne aktivitetet nderkombetare, gjate vitit 2019 “

JEMI KRENARË PËR

25 Mars 2019. KEVIN LEVRONE NE GESA FITNESS

I pari Bodybuilder Profesionist i Klasit Boteror si Kevin Levrone ne GESA Fitness. Mesazhet qe Levrone dha, jane nje mesim ekselence dhe thjeshtesie, per te dhene 100% nga vetja qe ne hapin e pare, per cdo zgjedhje qe bejme ne jete dhe ne Bodybuilding, gjithnje duke vizualizuar qe në fillim destinacionin e qarte në mendje!

VLERËSIM NGA PRESIDENTI I KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS

Mars 2018. Presidenti i Komitetit Olimpik te Kosoves, Besim Hasani, i dhuron Arber Xhemalit librin “Debutimi i Arte” me urimin dhe kerkesen, qe kur Arberi te marre titullin Boteror, se pari te ndalet ne Prishtine per t’a pergezuar.

KAMPIONET FLASIN RRALLË, FAKTET FLASIN VETË

Ne vitin 2014, ne Itali, Arberi i ishte futur rruges se bukur te bodybuilding. Ne kete fillim, kishte fatin dhe kenaqesine e daljes ne nje fotografi miqesore me bodybuilder-in hungarez te rangut boteror, Peter Molnar.

Pas 3 viteve stervitje, ishte krenar qe konkuroi ne nje gare, ku tashme se bashku, nuk ishin thjesht ne nje foto, por ne te njejtin podium te cmimeve.

“NUK KA FJALE QE PERSHKRUAJNE KENAQESINE DHE KRENARINE PER ATE QE ARRITI NE NJE PERIUDHE KAQ TE SHKURTER”

2016 – NE KAMPIONATIN E BODYBUILDING & FITNESS

Arbër Xhemali - Filozofia dhe Jeta

, , , , , , , ,