JETA
Sabin Tufa, lindi me 10 Tetor 1994. Me nje synim te qarte per te ardhmen profesionale, mbaroi Arsimin e Larte per Drejtesi.
Duke e pare sportin si nje pjese e rendesishme te jetes se tij, Sabini, filloi te ushtrohej 10 vite me pare.
Fillimisht, ne vitin 2010 ushtroi sportin e kickbox-it per 3 vite deri ne vitin 2013, ku hapi deren dhe u fut ne boten e bukur te bodybuilding-ut!
Duke u ushtruar si amator pasi nuk kishte shume informacion rreth ketij sporti, por nisur dhe nga impenjimet profesionale, per 4 vite u ushtrua me nderprerje.
I terhequr nga ky sport i bukur, ne 2017 filloi jo thjesht te ushtrohej rregullisht por ta respektoje ate deri ne detajin me te vogel: stervitjen, dieten, oraret strikte, perllogaritjen e kalorive, etj .
Ne 2018, nje demtim ne fundshpine me nje shkeputje muskulare 7 cm, beri te mundur, qe te levizte me shume veshtiresi dhe ju deshen 6 muaj qe te fillonte te ecte pa dhimbje. Gjate kesaj kohe, u dobesua shume dhe njekoheshit ra shume moralisht!
BESIMI DHE KEMBENGULLJA GJENEROJNE SUKSES
Sapo u rikuperua nga demtimi, vendosi ti vertetonte vetes se nuk kishte mbaruar asgje dhe ishte gati jo thjesht te rikthehej por te arrinte shume e me shume se te tjeret. Duke pasur si filozofi qe kerkonte gjithnje e me shume, ka sakrifikuar gjithmone me shume.
Ju rikthye ketij sporti fizikisht i dobet, me nje peshe 67 kg. Po afronte Kompionati Kombetar i Bodybuilding-ut dhe ne syte e tij, pjesemarrja ne kete gare ishte nje sfide e jashtezakonshme. Vendosi te garonte.
Ne mars te 2019 u rikthye plotesisht duke u stervitur intensivisht.
Kishte vetem 7 muaj kohe te pergatitej ndonese konkurentet e tjere nuk ishin shkeputur asnje dite.
Nuk e humbi besimin kurre dhe u thoshte te gjitheve se ne kete kampionat do dilte kampion!
Shume nuk besuan, shume ironizuan, shume pak besuan vertet!
Ndjente gjithe kohes qe e ndiqnin syte mosbesues te njerezve dhe akoma dhe te qeshurat e tyre mbas shpines.
Eshte shume e veshtire te fitosh me here te pare, i thane, nuk ke as kohe qe te pergatitesh. Si do mundesh te fitosh mbi ata qe jane stervitur gjithe kete kohe qe ti ke qene i demtuar?
Pergjigjja e Sabinit ishte me buzeqeshje!
Filloi duke u stervitur 2 here ne dite, per 4 muaj. Nga 67 kg arriti ne 93 kg. Me 26 kg me shume, tanime, s’kishte me kohe per bulking por duhej te vazhdonte me fazen e definimit . Gjate 3 muajve ne vazhdim, u stervit 3 here ne dite, me nje regjim dhe disipline te nje ore zviceriane.
S’kishte as plazh, as kenaqesi momentale me daljet ne oret e vona, etj, pasi cdo sekond e dites ishte programuar!
KAMPIONATI BODYBUILDING DHE FITNESS 2019
Erdhi dita madhe !
Nga 93 kg bulk, pas definimit arriti ne 78 kg me nje forme qe as vete nuk arriti ta besonte!
Gjithe ai mundim dhe sakrifice disamujore u shperblyen me fitimin e titullit:
Man’s Senior Bodybuilding – 80kg!
E gjithe turma brohoriste emrin tij. Ashtu sic Sabini thote, Ishte nje emocion i papershkrueshem, shperblimi me i mire per gjithe ate mund qe kishte derdhur gjate ketyre muajve!!!