August 25, 2019 marin

Bashkim ARKAXHIU

“71 Vjecari që nuk sfidon vetëm moshën, por dhe të rinjtë”

Ne vitin 2015, me nje hipertension mbi 22, shtrohet urgjent ne nje nga spitalet e Gjermanise, aty ku jeton prej shume vitesh.

Nga nje kontroll i specilizuar disa ditor, u verejt qe mbipesha (159 kg)  si dhe yndyrnat dhe kolisteroli i larte, ishin shkaqet e problemit shendetesor qe i rrezikoi jeten.

Duke u kthyer nga vizita mjekesore e rradhes, vemendjen i terhoqi nje palester dhe menjehere u interesua per t’u regjistruar.

Ndonese ne rinine e tij ishte marre vazhdimisht me sporte te ndryshme, tani i erdhi “vetetima” dhe u impenjua maksimalisht qe te bente nje stervitje por dhe diete rigoroze.

Per 15 muaj, ndoqi nje rregjim strikt diete dhe stervitjeje. Gjithashtu, kishte fatin te siguronte dhe mbeshtetjen ne cdo hap te bashkeshortes se tij Zj. Heidi Henel, e cila jo vetem e shoqeronte gjate aktivitetit te tij ne palester, por dhe e mbeshteste moralisht gjate gjithe kohes.

Rezultati ishte fantastik. Per 15 muaj humbi 60kg peshe, duke rene nga 158 kg qe ishte kur u regjistrua, ne 98 kg.

Kontrolli mjekesor dha te njejtat rezultate fantastike si dhe renia nga pesha! Te gjitha parametrat e gjakut rane ne vlera nominale, aq sa doktori me shaka i tha, qe je ne moshen 42-vjecare.

Tani qe gjeti celesin e shendetit, stervitja dhe rregjimi vazhdojne me te njejten korrektesi dhe ritem, duke u bere pjese e pandare e jetes se tij.

Aktulisht, ben stervitje ne palester 4 here ne jave, duke e filluar me 15 minuta nxehje me biciklete, duke vazhduar me pesha te lehta dhe me nje program stervitje, gjate te cilit leviz rreth 200 ton pesha ne jave. Nje stervitje qe per nga peshat qe perdor gjate ushtrimit, sfidon edhe sportistet 20 vjecare.

Dy dite te tjera jane udhetim me biciklete ne natyre, per rreth 1 ore dhe e djela, nje shetitje ne parqet e qytetit ku jeton.

“ Nuk ka rëndësi mosha! Ushtrohuni rregullisht dhe mos shpenzoni para për ilace që të shërojnë një gjë, por të dëmtojnë disa të tjera

Ushtrimi në Palestër & Jeta

Video Galeri

Kontakti