Rreth Palestrës Adrenalina Blu

Si filloi:

U krijua nga Edmond Saraci dhe filloi si nje palester e thjeshte ne vitin 1982. Palestra e pare ne Tirane, e kompletuar me nje arsenal veglash sa dhe klubet sportive e kishin zili.

Ajo qe e dalloi kete palester qe ne fillimet e saj, nuk ishte thjesht kompletimi me nje sere paisjesh standarte te forces, por funksionaliteti i tyre.

Pervoja sportive, e ka fillesen ne moshen 12 vjecare me Cirkun e Tiranes dhe me vone me kulturizmin, duke u ushtruar per nje fizik te bukur. Kjo pervoje, bashkuar me aftesite teknike ne fushen e mekanikes dhe pasionin per sportin, bene, qe palestra te pasurohej kohe pas kohe me vegla te projektuara dhe realizuara me mjeshteri nga dora e Edit!

Si nje oaz ne mes te Tiranes, kjo palester u be ambjenti, ku adrenalina e cunave “te forte” arrinte maksimumin. Ne ate kohe u quajt palestra “Adrenalina”, ndersa pas viteve ’90 “Adrenalina Blu”.

Programet qe ofrohen ne Palester

  1. Fitness;
  2. Bodybuilding;
  3. Force.

Pas vitit 1990

Me hapjen e kufijve ne 1990, Edmondi emigroi ne Itali. Administrimi i palestres ju la ne dore vellait, Arben Saracit, i cili jo vetem e administroi shume mire nje palester qe tashme ishte me “nam”, por edhe u be nje kulturist i vertete. Me poshte gjeni disa nga fotot e Arben Saracit.

Pas 15 vitesh ne Itali, me pervojen dhe me te njejtin pasion per sportin, u bene ndryshime drastike ne hapesiren e palestres, por ajo qe eshte me e rendesishme, larmise se veglave qe vjen gjithnje duke u rritur.

Te gjitha jane prodhuar nga vete, Edi. Kultura Sportive, Intuita dhe Mjeshteria ne Mekanike, kane bere qe sygjerimet apo kerkesat e sportisteve te aplikohen ne veglat e kesaj palestre, duke e bere perfekte per ushtrimin e profesionisteve, te cilet nuk kane nevoje per trajner personal.

Personazhet qe kane frekuentuar palestren

Duke qene se kulturizmi eshte nje sport qe meshkujt shqiptare e kane shume per zemer ndervite, kjo palester u frekuantua nga nje sere sportistesh dhe dashamires te sportit, nga te cilet permendim: Pavllo Mihali, Aleksander Kondo, Fred Karapici, Frac Konomi, Ad Konomi, Edmon Korra, Shkelzen Ndreu, Sokol Demirlika, Artan Ziko, Rinald Sulaj, Ilir Shameti, Ed Xhediku, Veton Vathi, Ton Vathi,  Luan Tafalla, Genci Osmani, Arben Saraci, Genc Ormani, Krenar Shaqiri, Tan Citozi, Adrian Kriqi, Ilir Shameti, Shpetim Dushku, Rando Kukeli, Alban Eftimi, Gjergj Jorgaqi, Oni Pustina, etj.

E vecanta:

Jane veglat e prodhuara hand made, larmia, funksionimi perfekt i tyre, duke permbushur kerkesat e sportisteve amatore por edhe profesioniste (frekuentimi masiv e verteton kete gje)!

Kontakti