December 21, 2019

Rreth FitFood

Rreth Nesh

FitFood është vendi ku do të njihni kuptimin e vërtetë të ushqimit të shëndetshëm e të freskët, për të mos e braktisur më kurrë pastaj.

Iniciativa e një çifti të ri, Klatoni dhe Matina, të cilët përmes regjimit ushqimor dhe aktivitetit fizik transformuan jetën e tyre,  për të frymëzuar më pas edhe njerëz të tjerë që të ndryshonin si ata.

Klaton Kumaraku, një dizenjator grafik, i cili la pas jetën sedentare në zyrë, e shoqëruar me fast food dhe alkool, për t’ju dedikuar palestrës dhe zbuloi pasionin e tij të dytë – kulinarinë. Sot është një nga trajnerët më të kërkuar personal të Fitness dhe drejtues i kompanisë FitFood.

Matina Cobo, mjeke e përgjithshme, la pas jetën pasive të studentit të mjekësisë duke i shtuar ditës së saj disa orë stërvitje në palestër dhe studimit të nutricionit; sot një mjeke dietologe në krye të kompanisë FitFood.

Nisur si një biznes i vogël që furnizonte klientët e palestrave ku ushtronin, për t’u bërë sot kateringu më i madh i shëndetshëm në Tiranë.

Kompania shërben çdo ditë në rrethin e Tiranës ushqime plot shije, te freskëta, me larmi ingredientësh, organike dhe të shëndetshme. Menu të larmishme sipas preferencës së kujtdo (dieta dobësimi ose shtimi në peshë, fitness, business lunch, vegjetariane, vegane, keto, diabetike, antikolesterol, etj) gatuar me erëza të ndryshme ballkanike, orientale, aziatike dhe tradicionale vendase për të prodhuar shijet më të mira dhe më të shëndetshme.

Çdo ushqim është i cilësisë më të mirë në treg, gatuar me kripë rozë Himalajane dhe me sa më pak vajra vegjetale. Puna në grup e kuzhinës dhe dietologes bën që FitFood të nxjerrë menutë më të plota, me kaloritë e duhura, me vitamina, kripëra dhe minerale për një shëndet sa më të plotë.

Ju ftojmë të provoni gatimet tona; FitFood është ushqimi që mund t’i besoni shëndetin tuaj!

Si Funksionon?

JU POROSISNI

Dërgoni porosinë tuaj të ditës ose abonohuni në kategorinë që ju përzgjidhni.

NE PËRGATISIM

Skuadra jonë e kulinarisë përgatit vaktet tuaj me fokus shëndetin dhe fitness-in.

NE DËRGOJMË

Flota jonë e shpërndarësve kujdeset që vaktet tuaja të mbërrijnë në adresën dhe orarin që ju përcaktoni.

JU SHIJONI

Vaktet tona janë ushqimet më të shëndetshem dhe më të shijshme që keni provuar ndonjeherë.

MBËSHTETJE

Skuadra jonë kulinarike dhe dietologjike do ju ndihmojë të arrini objektivin tuaj shëndetësor ose të fitness-it. Me vaktet e FitFood ju do ndiheni më mire se kurrë!

SHPËRNDARJA

Dërgesat e përditshme brenda unazës së Tiranës janë të përfshira në çmim. Në rast se destinacioni ndodhet jashtë unazes së madhe Tiranës, paketës suaj i shtohet një kosto transporti prej 1.500 leke në muaj. Keto destinacione perfshijnë zonat si: TEG, Laprakë, Sauk, Fresku, Porcelani, Astir, Dogana, Autostrada Tiranë – Durrës (deri te km 7), Kamëz.

Facebook: Fit Food

Instagram: fitfood.al

Youtube: The fit couple

  • info@fitfood.com.al
  • +355 676490400