Fillimet - Jeta
“ Ti mundesh!”
Lindi ne vitin 1994. Si te gjithe femijet, shijoi femijerine me lodrat dhe me fillimin e rruges se dijes. Ndonese problemet e para te shikimit filluan qe ne femijeri, ato, nuk arriten ta pengonin per te kryer nje jete normale, si ne fushen sociale me shoqerine dhe familjen, ashtu edhe ne shkolle!
Titujt
- 2019 - Kampion ne Men’s Physique Special
Ne moshen 13-14 vjecare (klasa e 8-te), pasi kthehet nga pushimet e kaluara ne bregdet, filloi te kishte probleme serioze me shikimin. Ndonese ishin serioze, nuk u ankua deri ne momentin qe nuk mund te duronte me!
Se bashku me prinderit, me shume sakrifica, udhetojne drejt Turqise per nje ekzaminin dhe trajtim me te specializuar! Nje trajtim qe dha rezultat, duke bere te mundur rikthimin e shikimit cdo dite e me shume dhe duke mundesuar ndjekjen normale te shkolles.
Nje dite perpara provimit te minimatures se klases se 9-te, studion fort deri vone! Dita e neserme, erdhi jo me si te tjerat. Shikimi ishte turbulluar, por nuk e pengoi per t’u nisur drejt shkolles, ku e prisnin shoket dhe shoqet, me te cilet do te jepte provimin.
Me gjithe vullnetin dhe deshiren e madhe per ta bere kete provim, perkeqesimi i shendetit arriti kulmin, duke e detyruar te njoftonte te atin per gjendjen.
Krenaria dhe Sedra nuk e lejonin, qe perpara mesuesve te cilet nuk e dinin problemin, t’ju tregonte arsyen perse nuk po shkruante!
Bashke me te atin nisen urgjent per Turqi, me shprese, se dhe kesaj rradhe mjekesia do te bente mrekulline! U vizituan tek i njejti doktor, i cili heren e pare beri mrekulline, por per fat te keq ai ju konfirmoi qe dorezohej, duke ju komunikuar qe tashme nuk mund te benin asgje!
Sic citon edhe vete ai “Mu shemb Bota!”
Kjo semundje nuk ishte e lindur por e rralle, dhe gjetja e nje ilaci ishte e pamundur.
Tre vitet ne vazhdim ishin shume te renda. U mbyll ne vetvete dhe u izolua nga pjesa tjeter e shoqerise duke mos dale nga ambjentet e shtepise.
Rilindja: Shkolla dhe Jeta Sociale
Kesaj periudhe i erdhi fundi. Filloi angazhimi social duke u ingranuar ne shoqeri si me pare. Sigurisht, qe nuk mund ta quante veten te integruar, nese nuk do ndiqte shkollen si gjithe te tjeret. Nxitesi dhe mbeshtetesi kryesor i Adit ishte vellai i tij, Klajdi. Frekuentimi i shkolles i tejlakoi pritshmerite, ku ishte jo vetem nje ambjent edukues dhe mesimdhenes, por nje familje e vertete, ku shoqeria dhe mesuesit e shoqeruan gjate gjithe kohes me dashurine e tyre.
Pasioni i Jetes: Bodybuilding
Dashuria per cdo lloj sporti e ka shoqeruar gjate gjithe kohes. Bodybuilding ishte rrezja e drites qe ju shfaq kur problemi shendetesor i erresoi jeten. Per Andin, Bodybuilding nuk ishte thjesht sport, ishte ilaci Shpirteror per sherimin e Shpirtit!
Ishte nje shkarkim i energjise se brendshme negative (qe nuk buronte nga shpirti por nga pamundesia fizike per te qene si gjithe te tjeret), por edhe nje motiv per te jetuar.
Kjo deshire e madhe per Bodybuilding por dhe nxitja e miqve, bene te mundur, qe te marre pjese ne Kampionatin e Bodybuilding & Fitness 2019 duke u shpallur Kampion ne Kategorine Men’s Physique Special.
Marrja pjese ishte nje ushqim shpirteror per veten, per t’i treguar trupit qe nje mangesi nuk te ndalon te shikosh perpara, te shijosh jeten me ato qe ke dhe mund te arrish. Te vashdosh rrugen per te realizuar endrren, per t’u bere nje bodybuilder i vertete, por ne te njejten kohe per t’i dhene force cdo personi me probleme te ngjashme, qe kurre te mos dorezohet sepse “Ti mundesh!”
Pasioni per kete sport, ka bere te mundur, qe dhe ne momentet e erreta te dilemes per t’u dorezuar, te rilinde dhe te vazhdoje perpara edhe me me shume force.
Enderron te behet nje Bodybuilder, qe te garoje denjesisht ne arenat Kombetare dhe Nderkombetare, per te bere krenar jo vetem veten por edhe Vendin!
Filozofia e te jetuarit
Sporti eshte pjese e pandare e jetes se tij! Perqafoni edhe ju moton e Andit:
“Nëse Unë mundem, edhe Ti mundesh”
Video origjinale e emisionit ``Thumb On``
Kontakti
- Telefon Vellai Klajdi: 0698353000
- bodybuilding.al/andi-doka/