Woman Physique, Bodybuilding & Fitness
Gruaja e parë shqiptare në ligën profesionale ndërkombëtare për rajonin e Balkanit.
Kampionja e 1-të Ndërkombëtare e Bodybuildingut Shqiptar në Olimpiadë Amatore 2019 në kategorinë e woman physique të cilën ajo fitoi në Angli çmimin e parë me Medalje ari!
Holta Pilz filloi rrugëtimin e saj në botën e fitnesit duke garuar dhe duke u kualifikuar për vitin 2015 në Konkurset Kombëtare të Fitnesit në Shqipëri.
Ne të vitin 2016 mori pjesë në Kampionatin Ballkanik në kategorinë e woman physique ku arriti sukses, duke u kualifikuar dhe duke u renditur në vendin e 4-të.
Që nga ajo kohë ajo ka licencën si trajnre fitnesi dhe trajnere personale, si dhe atlete fitnesi dhe bodybuilding.
Sukseset më të Spikatura dhe Titujt
- Tetor 2019 - Vendi i parë si Kampion me Medalje ari në Olympia në U.K., Londër;
- 2016 - 2018 per 3 vjet Ka mbrojtur titullin Kampion ne kategorine Woman Physique ne Shqiperi;
- 2017 - 2018 Kampione Mbarekombetare;
- Shtator 2018 - Vendi i tretë me Medalje bronzi në kategorine woman physique në Olympia Amateur në Itali;
- Maj 2016 - Vendi i parë në Body Fitness National Competition në Shqiperi;
- Vendi i 10 më i miri në Barcelona në kompeticionin e hapur "Arnold Classic Europe;
- Top 6 në Romën Diamond Cup në Garën Ndërkombëtare të Fitnesit.
Holta Pilz është një person publik dhe shumë i dashur nga emisionet e biznesit në TV. Ajo zhvillon intervista dhe motivon gruan dhe njerëzit që të jetojnë të shëndetshëm.
Ajo motivon si atlete e bodybuilding dhe frymëzon të tjerët që të duan e të ndërtojnë trupin. Njerëzit shpesh shkruajnë për të duke përshkruar se si i frymëzon ata. Qëllimi për të frymëzuar shumë gra shqiptare dhe atlete ndërkombëtare për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat e tyre, e ka bërë atë më të njohur. Ajo është gjithmonë e buzëqeshur dhe asnjëherë nuk i trajton njerëzit si të huajt. Për më tepër, Holta Pilz është e arsimuar mirë dhe ndërmerr veprime që reflektojnë gjithmonë pozitivitetin. Vullneti i saj për të qenë e fortë dhe dëshira e saj për të qenë e madhe, ikonë e një trupit të admirueshëm nga të tjerët, e simulojnë të shkojë përpara dhe të mos heqë dorë!
Është e ftuar të marrë pjesë në 2020 shtator. të garojë në Olimpiadë në Las Vegas Nevada për Kampionatin dhe të shkruajë emrin e saj dhe kombësinë e saj Shqipëre, në SH.B.A. për herë të parë jo vetëm si sportiste por dhe si një grua e fortë shqiptare me guxim!