Një jetë e pandarë me sportin
“Gjeti tek Sporti, çelësin e një jete të lumtur”
Jeta
Lindi me 21 shtator 1930 ne Durres, ne nje familje me origjine gjirokastrite.
Sigurisht, qe deti do te ishte dashuria e tij e pare. Qe ne rini i lindi nje pasion, noti, nje pasion qe e mbajti te pandare gjate gjithe jetes.
Mbaroi Shkollen Pedagogjike ne Tirane dhe me vone Shkollen e Larte per Histori.
Ajo qe e dallonte Tasimin ishte filozofia e tij e jetes, ku Bukuria Fizike te ishte e lidhur ngushte me Shendetin. Ai mendonte, qe cdokush duhej ti gezonte keto, pasi i kishte vete ne dore nepermjet ushtrimit me sport.
Pas mbarimit te Universitetit u emerua ne Shkollen “Skenderbej” dhe me vone u transferua ne Gjimnazin “Qemal Stafa”, ku ushtroi profesionin e mesuesit, deri sa doli ne pension.
Ajo qe ben te vecante Tasimin eshte fakti, qe ne kushtet e veshtira qe ishte Shqiperia ne ate kohe, gjeti sekretin e jetes se lumtur!
“Marrjen me Sport në Shërbim të Bukurisë Fizike dhe Shëndetit!”
Perhapja e kesaj filozofie ishte misioni i jetes. Kete e dine mire familja, koleget e punes si dhe rrethi shoqeror gjate periudhes se pensionit.
Ushtrimin me sportin ne pergjithesi dhe notin ne vecanti, e shikonte si nje kenaqesi jo vetem te bukurise fizike por dhe asaj shpirterore, duke bere qe Liqeni Artificial te ishte Oazi i kesaj Lumturie, jo vetem per Tasimin por edhe per shoqerine te tij.
Sporti
Sporti ka qene pjese e pandare e gjithe jetes. Ai me lumturi dhe krenari e propagandonte ushtrimin e tij.
Diten e fillonte heret ne 05:50 kur dilte nga shtepia, dhe gjate orarit 06:00-7:00 ushtrohej me sport, ne kendin sportiv te shkolles “11 Janari” (kende qe i kishte cdo shkolle ne ambjentet e jashtme te saj). Kthehej ne shtepi ne 07:13, nga ku dilte ne 7:30 qe te ishte tek Gjimnazi “Qemal Stafa” per ushtrimin e profesionit fisnik te mesuesit. Një ritual që e shoqëronte çdo ditë të jetës së tij.
Gjate veres, liqeni ishte nje pjese e rendesishme e jetes se Tasimit. Nese nuk e frekuentonte per notin, e shfrytezonte per 1 ore ecje.
Noti ishte kthyer ne nje pjese e pandare, duke i marre nje kohe te mire te dites.
Cdo dite, ai ushtronte rreth 1 km not tek Liqeni Artificial, me nje trajektore qe njihej nga profesionistet si Trekendeshi i Nxehjes se Notareve (Warm up).
Durrësi dhe Regjimi në pension
Qyteti i lindjes, Durresi dhe Plazhi, ishin dobesia e tij. Vera ishte e identifikuar me plazhin, ku Tahsimi e shfytezonte per ushtrimin e notit. Me te njejtin ritem dhe pasion edhe ne Pension.
Të njëjtin ritual sportiv, Tahsimi ndoqi dhe pasi shkeputi marrëdhëniet e punës dhe doli ne pension.
I vetmi ndryshim ishte, se pas sportit te mengjesit, nuk shkonte per ushtrimin e profesionit te mesuesit, por pergatitej per notin e ores 11:00 dhe aktivitetin nga Liqeni me shoqerine e tij.
Ishte i njejti ritual i zgjimit te mengjesit, stervitjes ne 06:00-7:00 dhe kthimit ne shtepi per konsumin e mengjesit dhe pergatitjen per notit e mengjesit ne 11:00, qe kryente cdo dite.
Një ritual i cili bëri që të gjithë ta njihnin si “Plaku i Liqenit”
Kete aktivitet ndoqi edhe diten e fundit te jetes se tij. Pikerisht, pasi kishte kryer notin e mengjesit te ores 11:00 dhe ishte duke diskutuar per te me shoket e tij te Liqeni, ndali se foluri dhe ra ne qetesi te perjetshme, duke shkaktuar nje dhimbje jo vetem tek familjaret, shoqerine dhe miqte por tek te gjithe ata qe e kishin njohur apo degjuar per te.
IMPRESION I NJË QYTETARI
Nga Marin SELIMOLLARI:
Rastesisht, Marini degjon per nje pensionist qe cdo dite notonte ne Liqenin Artificial dhe insiston qe nepermjet nesh, te ndaje ate emocion qe ka perjetuar ne marsin e vitit 1995, ku personalisht ka qene prezent ne kete ritual, si nje deshmitar okular.
Tregon se si menjehere ju shfaq ne mendje, sikur te kishte ndodhur ate dite, nje ngjarje e marsit 1995. Marini sportin e kishte nje pjese te pandare jo vetem te rinise por edhe te jetes studentore. Pas pjesemarrjes ne garen e pare te Bodybuilding 1994, ju fut seriozisht stervitjes ne Palestren e Pishinave. Stervitje, qe e kryente paradite ne menyre qe te kishte sa me pak sportiste ne palester.
Ne nje dite te ftohte marsi te 1995, kishte vajtur me heret se zakonisht dhe mbaroi rreth ores 11:00. Pasi kishte mbaruar 2 ore stervitje, nderrohet dhe vishet trashe per te marre rrugen e kthimit per Qytetin “Studenti”.
Kur del jashte palestres, organizmi i ngrohte por dhe i ftohti theres i marsit, bene qe te mbeshtillej mire duke zvogeluar ne maksimum siperfaqen e lekures ne kontaktin me ajrin.
Si nje ritual te perditshem, ngjitet ne dige ne menyre qe nje pjese te rruges se kthimit ta bente duke soditur liqenin.
Sapo u ngjit ne dige dhe ne horizont u shfaq liqeni, nje ere e ftohte i preu fytyren e strukur thelle ne xhup.
Rastesisht, syte i dallojne nje person me nje lekure ngjyre cokollate nga rrezet e diellit, qe ishte futur ne liqen deri ne brez dhe po lagte trupin qete-qete, sikur te ishte mesi i korrikut.
I mpire, jo me nga te ftohtit por nga ajo qe pa, u ul ne pjesen e diges poshte bordures, per t’ju fshehur sa me shume eres prerese te liqenit.
Po shikonte me habi por dhe xhelozi, se si nje burre ne moshe, ne ate te ftohte, po lagej ne liqen. Priste qe te mbaronte rituali dhe te dilte nga uji, ne menyre qe edhe Marini te largohej pasi ishte shume ftohte.
Mbeti i shtangur, kur jo vetem qe nuk doli nga liqeni por tashme kishte filluar notin. Koha kalonte dhe figura vinte gjithnje duke u zvogeluar, deri sa u be nje pike e vogel ne horizont.
Nje drithme te ftohti e shkundi. I kishte hyre ne palce dhe u ngrit per tu kthyer ne Qytetin “Studenti”.
Gjate largimit, here pas here kthente koken dhe shikonte se si pika levizte neper liqen.
Pas shume vitesh, kur degjon rastesisht nje histori per nje ikone te sportit qe ushtrohej me not nga liqeni, i kujtohet ajo ndodhi sikur te kishte ndodhur ne ate moment. Aq mbresa i kishte lene ajo ngjarje, sa kur degjon per jeten e tij, ndonese nuk e njihte nga afer, i mbushen syte me lot.