July 26, 2019

Orion MINGA, Sportist dhe Trajner Personal

Te jetuarit ne nje shtepi te pozicionuar afer Klubit 17 Nentori, beri, qe nje nder ekipet e ketij klubi, gjimnastika, te ishte kontakti i pare me sportin. Ushtrimi me sportin e gjimnastikes, u shoqerua me zhvillimin fizik, e padashje, ushqeu dhe pasionin per bodybuilding.

Me hapjen e Shqiperise ne 1990-en, filluan te futen dhe materialet e pakta informative ne fushen e bodybuilding. Duke patur fatin, qe nepermjet shoqerise t’i bjere ne dore nje reviste e ardhur nga Greqia, u njoh me programin e stervitjes se Lee Haney, te cilin e aplikoi per nje periudhe kohe.

Shume shpejt shikohen rezultatet e para dhe shume te mira ne zhvillimin e fizikut ndonese ende i ri, vetem 17 vjec (ne 1994-en). Deshira per sport por dhe nisur nga atmosfera e organizimit te Kampionatit te Pare te Bodybuilding ne 1994, bene qe te marre pjese ne eleminatoret, duke u bere pjese e evenimentit te pare ne kete sport.

Nisur nga karakteri dhe dashuria per bodybuilding, vendosi, qe ne garen e rradhes te paraqitet ne menyre dinjitoze.

Pasioni dhe shfrytezimi i nje libri te Z.Idriz Humolli mbi bodybuilding, bene te mundur, qe te ushtrohet intensivisht dhe te marre pjese ne Kampionatin Kombetar te Bodybuilding, ne vitin 1996, ne Vlore.

Ne 1997, merr pjese ne Kampionatin Kombetar te Bodybuilding dhe fiton cmimin Kampion per te Rinj.

Ne 1998, merr pjese ne ne Kampionatin Kombetar te Bodybuilding dhe renditet ne vendin e 3-te per te Rritur.

Ne Prill 1998, merr pjese ne Kampionatin Mesdhetar ne Ismailia, Egjypt.

Ne Maj 1998, merr pjese ne Kampionatin Ballkanik qe u zhvillua ne Guzao ne Rumani, duke u kualifikuar per ne finale dhe renditet ne vendin e 5-te.

Duke qene se sporti ishte bere pjese e pandare, jo vetem e fizikut por dhe kultures se tij, mbaron Institutin e Larte te Kultures Fizike (1996-2000), sot Universiteti i Sporteve.

Qe  nga viti 1999 dhe ne vazhdim, Orioni, ka punuar ne disa nga palestrat me prestigjoze, duke ushtruar profesionin e Trajnerit dhe Trajnerit Personal.

Aktualisht, zoteron Palestren BodyStyle, duke vene ne dispozicion pervojen dhe aftesine 20 vjecare, si per klientet qe duan te ndertojne nje trup sipas deshires, ashtu dhe atyre qe duan nje organizem te shendetshem apo rikuperimin e problemeve te ndryshme shendetesore.

Garat ku ka marrë pjesë:

  1. Kampionati i Pare Kombetar i Bodybuilding, 1994 (eleminatoret)
  2. Kampionati Kombetar i Bodybuilding, 1996 , Vlore
  3. Kampionati Kombetar i Bodybuilding, 1997
  4. Kampionati Kombetar i Bodybuilding, 1998
  5. Kampionati Mesdhetar, Prill 1998, Ismailia, Egjypt
  6. Kampionatin Ballkanik, Maj 1998, Guzao, Rumani

Tituj dhe Renditje

Çertifikata & Media

Foto Galeri - ndër vite

Kontakti

, , ,