Sabin TUFA Sportist Bodybuilder

JETA

Sabin Tufa, lindi me 10 Tetor 1994. Me nje synim te qarte per te ardhmen profesionale, mbaroi Arsimin e Larte per Drejtesi.

Duke e pare sportin si nje pjese e rendesishme te jetes se tij, Sabini, filloi te ushtrohej 10 vite me pare.

Fillimisht, ne vitin 2010 ushtroi sportin e kickbox-it per 3 vite deri ne vitin 2013, ku hapi deren dhe u fut ne boten e bukur te bodybuilding-ut!

Duke u ushtruar si amator pasi nuk kishte shume informacion rreth ketij sporti, por nisur dhe nga impenjimet profesionale, per 4 vite u ushtrua me nderprerje.

I terhequr nga ky sport i bukur, ne 2017 filloi jo thjesht te ushtrohej rregullisht por ta respektoje ate deri ne detajin me te vogel: stervitjen, dieten, oraret strikte, perllogaritjen e kalorive, etj .

Ne 2018, nje demtim ne fundshpine me nje shkeputje muskulare 7 cm, beri te mundur, qe te levizte me shume veshtiresi dhe ju deshen 6 muaj qe te fillonte te ecte pa dhimbje. Gjate kesaj kohe, u dobesua shume dhe njekoheshit ra shume moralisht!

BESIMI DHE KEMBENGULLJA GJENEROJNE SUKSES

Sapo u rikuperua nga demtimi, vendosi ti vertetonte vetes se nuk kishte mbaruar asgje dhe ishte gati jo thjesht te rikthehej por te arrinte shume e me shume se te tjeret. Duke pasur si filozofi qe kerkonte gjithnje e me shume, ka sakrifikuar gjithmone me shume.

Ju rikthye ketij sporti fizikisht i dobet, me nje peshe 67 kg. Po afronte Kompionati Kombetar i Bodybuilding-ut dhe ne syte e tij, pjesemarrja ne kete gare ishte nje sfide e jashtezakonshme. Vendosi te garonte.

Ne mars te 2019 u rikthye plotesisht duke u stervitur intensivisht.

Kishte vetem 7 muaj kohe te pergatitej ndonese konkurentet e tjere nuk ishin shkeputur asnje dite.

Nuk e humbi besimin kurre dhe u thoshte te gjitheve se ne kete kampionat do dilte kampion!

Shume nuk besuan, shume ironizuan, shume pak besuan vertet!

Ndjente gjithe kohes qe e ndiqnin syte mosbesues te njerezve dhe akoma dhe te qeshurat e tyre mbas shpines.

Eshte shume e veshtire te fitosh me here te pare, i thane, nuk ke as kohe qe te pergatitesh. Si do mundesh te fitosh mbi ata qe jane stervitur gjithe kete kohe qe ti ke qene i demtuar?

Pergjigjja e Sabinit ishte me buzeqeshje!

Filloi duke u stervitur 2 here ne dite, per 4 muaj. Nga 67 kg arriti ne 93 kg. Me 26 kg me shume, tanime, s’kishte me kohe per bulking por duhej te vazhdonte me fazen e definimit . Gjate 3 muajve ne vazhdim, u stervit 3 here ne dite, me nje regjim dhe disipline te nje ore zviceriane.

S’kishte as plazh, as kenaqesi momentale me daljet ne oret e vona, etj, pasi cdo sekond e dites ishte programuar!

KAMPIONATI BODYBUILDING DHE FITNESS 2019

Erdhi dita madhe !

Nga 93 kg bulk, pas definimit arriti ne 78 kg me nje forme qe as vete nuk arriti ta besonte!

Gjithe ai mundim dhe sakrifice disamujore u shperblyen me fitimin e titullit:

Man’s Senior Bodybuilding – 80kg!

E gjithe turma brohoriste emrin tij. Ashtu sic Sabini thote, Ishte nje emocion i papershkrueshem, shperblimi me i mire per gjithe ate mund qe kishte derdhur gjate ketyre muajve!!!

Sigurisht, qe nuk mund te kishte arritur keto rezultate pa trajnerin e tij, Romeo Karabeci, i cili, se bashku me Sabinin, pershkruan rrugen drejt ketij titulli.

Video Prezantuese dhe Demostrim ne Kampionatin e Bodybuilding dhe Fitness 2019

Facebook: Sabin Tufa

Sportist, Bodybuilder

Instagram: sabin_tufa_official

Sportist, Bodybuilder

Palestra Fitness Golden Medal

Fitness Golden Medal eshte nje organizate Sportive (palester) ne Tirane me moton:

*Që trupi juaj tju jetë mirënjohës*

Rreth Palestrës

Adresa e saj eshte: Kodra e Diellit, Rruga Shkelqim Fusha, Pall :Big, Kati:2, Nr :31
Emri i saj i shkurtuar eshte F.G.M
Fitness Golden Medal eshte person fizik i regjistruar ne QKR.

Palestra eshte hapur ne gusht te 2013. Te gjithe anetaret e Fitness Golden Medal jane te detyruar te zbatojne rregullat e brendshme te vendosura nga bordi drejtues.
Eshte rreptesisht e ndaluar te behet propogande politike dhe fetare ne ambientet e Fitness Golden Medal.

Ne dispozicion te klienteve te saj jane 350 m2 duke u perfshire edhe ne nje sere projektesh per komunitetin nga femijet deri tek  Trajnimi i Moshes se Trete per nje trup sa me te shendetshem.

Palestra ofron: Fitness, Aerobi, Zumba, Spinning, TRX, Crossfit, Personal Training, Ushtrime me LLastik, Ushtrime per Vithe, Ushtrime per Barkun, Stretching, Fitness per femije. Korrektim te Postures; Pergatitje Fizike Specifike per Sporte te Ndryshme; Humbje Peshe; Permiresim te Kondicionit Fizik dhe Muskular.

Stafi i Trajnerëve

Ervis Peza

1994 – 2000

Kampion Kombëtar ne garat 800m, 1500m dhe 4x400m me Klubin Sportiv “Tirana” dhe Klubin Sportiv “Studenti” (9 tituj kampion).

1999

Fitues i vendit të dytë (Medalje Argjendi) ne garën e 400 m në Grac (Austri) në Lojrat Studentore

1998

Rekord kombetar te Shqipërisë per salla te mbyllura në garën e 800 m në Athinë (Greqi).

1998

Fitues i vendit të tretë ( Medalje Bronxi) në garën e 800 m në Kampionatin Ballkanik (Indor) në Athinë.

1994 – 1995

Anëtar i ekipit kombetar i te Rinjeve të Shqipërisë.

1995 – 2000

Anëtar i ekipit kombetar të Shqipërisë.

Gazmend Gugalli

Nga 1985

Atlet prane KS 17 Nentori (sot Tirana).

1986 – 1995

Kampion dhe Rekordmen ne disa gara te moshave.

Nga 2003 e në vazhdim

Punonjes ne Universitetin e sporteve.

Çertifikata

fitnessgoldenmedal

Palester

fitnessgoldenmedal

Palester

Holta Pilz, Sportiste dhe Trajnere Personal

Woman Physique, Bodybuilding & Fitness

Gruaja e parë shqiptare në ligën profesionale ndërkombëtare për rajonin e Balkanit.

Kampionja e 1-të Ndërkombëtare e Bodybuildingut Shqiptar në Olimpiadë Amatore 2019 në kategorinë e woman physique të cilën ajo fitoi në Angli çmimin e parë me Medalje ari!

Holta Pilz filloi rrugëtimin e saj në botën e fitnesit duke garuar dhe duke u kualifikuar për vitin 2015 në Konkurset Kombëtare të Fitnesit në Shqipëri.

Ne të vitin 2016 mori pjesë në Kampionatin Ballkanik në kategorinë e woman physique ku arriti sukses, duke u kualifikuar dhe duke u renditur në vendin e 4-të.

Që nga ajo kohë ajo ka licencën si trajnre fitnesi dhe trajnere personale, si dhe atlete fitnesi dhe bodybuilding.

Sukseset më të Spikatura dhe Titujt

  • Tetor 2019 - Vendi i parë si Kampion me Medalje ari në Olympia në U.K., Londër;
  • 2016 - 2018 per 3 vjet Ka mbrojtur titullin Kampion ne kategorine Woman Physique ne Shqiperi;
  • 2017 - 2018 Kampione Mbarekombetare;
  • Shtator 2018 - Vendi i tretë me Medalje bronzi në kategorine woman physique në Olympia Amateur në Itali;
  • Maj 2016 - Vendi i parë në Body Fitness National Competition në Shqiperi;
  • Vendi i 10 më i miri në Barcelona në kompeticionin e hapur "Arnold Classic Europe;
  • Top 6 në Romën Diamond Cup në Garën Ndërkombëtare të Fitnesit.

Holta Pilz është një person publik dhe shumë i dashur nga emisionet e biznesit në TV. Ajo zhvillon intervista dhe motivon gruan dhe njerëzit që të jetojnë të shëndetshëm.

Ajo motivon si atlete e bodybuilding dhe frymëzon të tjerët që të duan e të ndërtojnë trupin. Njerëzit shpesh shkruajnë për të duke përshkruar se si i frymëzon ata. Qëllimi për të frymëzuar shumë gra shqiptare dhe atlete ndërkombëtare për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat e tyre, e ka bërë atë më të njohur. Ajo është gjithmonë e buzëqeshur dhe asnjëherë nuk i trajton njerëzit si të huajt. Për më tepër, Holta Pilz është e arsimuar mirë dhe ndërmerr veprime që reflektojnë gjithmonë pozitivitetin. Vullneti i saj për të qenë e fortë dhe dëshira e saj për të qenë e madhe, ikonë e një trupit të admirueshëm nga të tjerët,  e simulojnë  të shkojë përpara dhe të mos heqë dorë!

Është e ftuar të marrë pjesë në 2020 shtator. të garojë në Olimpiadë në Las Vegas Nevada për Kampionatin dhe të shkruajë emrin e saj dhe kombësinë e saj Shqipëre, në SH.B.A. për herë të parë jo vetëm si sportiste por dhe si një grua e fortë shqiptare me guxim!

Çertifikata

1

2019 – Vendi i Parë në Olympia në U.K., London 2019 Tetor

1

2018 – Vendi i tretë Woman Physique në Olympia Amateur në San Marino Itali

3

2016 – 2018 Vendi i parë në Body Fitness National Competition Shqiperi

Facebook: HOLTA PILZ - LAMI

Sportiste, Trajnere Personale & Grupi

Instagram: holtapilz

Sportiste, Trajnere Personale & Grupi

Rreth FitFood

Rreth Nesh

FitFood është vendi ku do të njihni kuptimin e vërtetë të ushqimit të shëndetshëm e të freskët, për të mos e braktisur më kurrë pastaj.

Iniciativa e një çifti të ri, Klatoni dhe Matina, të cilët përmes regjimit ushqimor dhe aktivitetit fizik transformuan jetën e tyre,  për të frymëzuar më pas edhe njerëz të tjerë që të ndryshonin si ata.

Klaton Kumaraku, një dizenjator grafik, i cili la pas jetën sedentare në zyrë, e shoqëruar me fast food dhe alkool, për t’ju dedikuar palestrës dhe zbuloi pasionin e tij të dytë – kulinarinë. Sot është një nga trajnerët më të kërkuar personal të Fitness dhe drejtues i kompanisë FitFood.

Matina Cobo, mjeke e përgjithshme, la pas jetën pasive të studentit të mjekësisë duke i shtuar ditës së saj disa orë stërvitje në palestër dhe studimit të nutricionit; sot një mjeke dietologe në krye të kompanisë FitFood.

Nisur si një biznes i vogël që furnizonte klientët e palestrave ku ushtronin, për t’u bërë sot kateringu më i madh i shëndetshëm në Tiranë.

Kompania shërben çdo ditë në rrethin e Tiranës ushqime plot shije, te freskëta, me larmi ingredientësh, organike dhe të shëndetshme. Menu të larmishme sipas preferencës së kujtdo (dieta dobësimi ose shtimi në peshë, fitness, business lunch, vegjetariane, vegane, keto, diabetike, antikolesterol, etj) gatuar me erëza të ndryshme ballkanike, orientale, aziatike dhe tradicionale vendase për të prodhuar shijet më të mira dhe më të shëndetshme.

Çdo ushqim është i cilësisë më të mirë në treg, gatuar me kripë rozë Himalajane dhe me sa më pak vajra vegjetale. Puna në grup e kuzhinës dhe dietologes bën që FitFood të nxjerrë menutë më të plota, me kaloritë e duhura, me vitamina, kripëra dhe minerale për një shëndet sa më të plotë.

Ju ftojmë të provoni gatimet tona; FitFood është ushqimi që mund t’i besoni shëndetin tuaj!

Si Funksionon?

JU POROSISNI

Dërgoni porosinë tuaj të ditës ose abonohuni në kategorinë që ju përzgjidhni.

NE PËRGATISIM

Skuadra jonë e kulinarisë përgatit vaktet tuaj me fokus shëndetin dhe fitness-in.

NE DËRGOJMË

Flota jonë e shpërndarësve kujdeset që vaktet tuaja të mbërrijnë në adresën dhe orarin që ju përcaktoni.

JU SHIJONI

Vaktet tona janë ushqimet më të shëndetshem dhe më të shijshme që keni provuar ndonjeherë.

MBËSHTETJE

Skuadra jonë kulinarike dhe dietologjike do ju ndihmojë të arrini objektivin tuaj shëndetësor ose të fitness-it. Me vaktet e FitFood ju do ndiheni më mire se kurrë!

SHPËRNDARJA

Dërgesat e përditshme brenda unazës së Tiranës janë të përfshira në çmim. Në rast se destinacioni ndodhet jashtë unazes së madhe Tiranës, paketës suaj i shtohet një kosto transporti prej 1.500 leke në muaj. Keto destinacione perfshijnë zonat si: TEG, Laprakë, Sauk, Fresku, Porcelani, Astir, Dogana, Autostrada Tiranë – Durrës (deri te km 7), Kamëz.

Facebook: Fit Food

Instagram: fitfood.al

Youtube: The fit couple

  • info@fitfood.com.al
  • +355 676490400

Klientë të kënaqur

ERALDA

Dhjetor 2018

S’kam fjale per ta pershkruar shijen qe kishte sot! Nje bravo e madhe!!

Femer

FATMA

Dhjetor 2018

Femer Kjo menuja e re fantastikeeeee

Femer

FEMER

Shtator 2018

Faleminderit @fitfood.al qe na kenaq perdite me ushqimin e shendetshem dhe na ruan dhe format ne te njejten kohe… @klaton_fitness @matinacobo love you…

BRISI

Mars 2018

Gatimet tuaja jane husme te mira. Eshte hera e pare qe poha ushqim shume cilsor ketu ne Shqiperi. You are the best @fitfood.al.

Femer

FEMER

Gusht 2018

Kam rene gati 9 kg dhe nuk me besohet!

MASHKULL

Mars 2018

Pershendetje! Sot u peshova dhe qe nga 14 janari kam humbur 15 kile.

ELSA

Mars 2018

Ne radhe te pare gezuar diten e veres! Faleminderit shume per ushqimin. Super I shijshem dhe nuk ndjej fare uri gjate dites. Dje u peshova dhe qe kur kam nisur regjimin tuaj per 15 dite kisha rene 3 kg. Parametrat e tjere do I shohim ne takimin e radhes ne fund te muajit!!

Femer

LETA

Shkurt 2018

Pershendetje Matina! Kaluan 2 muaj e gjysme nga fillimi I dietes dhe kemi humbur perkatesisht 13 kg bashkshorti dhe 10 kg une. Jemi shume te kenaqur nga rezultati!! Do kasha hunbur dhe une 13 kg por abuzova pak per festa 😛 jam tejet e kenaqur me fit food!

Femer

FEMER

Shkurt 2018

Po ju shkruaj nga jashte Shqiperie. Fale jush kam mesuar te ushqehem shendetshem! Ju uroj vetem suksese .

FATION

Janar 2018

Renia ime per 1 muaj ishte nga 102 ne 94, pra 7.7 kg!!

Mashkull

FEMER

Janar 2018

Keni ushqimet me te shijshme ne univers pa superlativa 😀

Facebook: Fit Food

Instagram: fitfood.al

Youtube: The fit couple

  • info@fitfood.com.al
  • +355 676490400

Dieta për Dobësim, Shtim Mase dhe Business Lunch

DOBËSIM

Dieta Premium:

Është menuja me produktet më cilësore në treg. Çdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, fileto salmoni, fileto koce, fruta deti, biftek viçi, etj, një karbohidrat si quinoa, cous cous, oriz basmati, oriz I zi, patate e ëmbël, etj, si dhe perime ose sallatë. Premium është një menu e larmishme e cila ndryshon periodikisht. Është dieta më e shijshme që keni provuar, me kalori të përshtatura sipas metabolizmit te secilit. Gatimet bëhen me kripë rozë dhe shumë pak vajra vegjetale. Ritmi I rënies në peshë është 1 – 1.5 kg në javë. Mengjesi, dreka dhe darka ju vijnë në destinacionin dhe orarin që ju dëshironi.

CMIMI:

  • 40.000 lekë / muaj (drekë & darkë);

  • 22.000 lekë / muaj (drekë).

Dieta Standard:

Menuja jonë standarte përfshin perimet dhe sallatat më të freskëta të stinës, karbohidrate si  pasta, oriz, rizoto, patate furre ose bukë integrale, supa, fileto pule ose peshku si dhe sallata frutash. Menuja ndryshon periodikisht dhe përshtatet në kalori me objektivin e dobësimit të klientëve tanë. Ritmi I rënies në peshë është 1 – 1.5 kg në javë. Mengjesi, dreka dhe darka ju vijnë në destinacionin dhe orarin që ju dëshironi.

CMIMI:

  • 24.000 lekë / muaj (drekë & darkë);

  • 22.000 lekë / muaj (drekë).

Menu Ketogjenike:

Me menunë ketogjenike trupi kalon në një lloj gjendje metabolike, e cila quhet ketozë, ku organzimi djeg yndyrë për “karburant” dhe prodhon pak fragmente karboni (të quajtura ketone) si produkt metabolik. Normalisht trupi ynë djeg karbohidrate për “karburant”, burimi kryesor I energjisë për trurin, zemrën rruazat e kuqe dhe shumë të tjera. Kur trupi kalon në ketozë, ne ndihemi më pak të uritur dhe është më e lehtë të konsumojmë më pak ushqim se zakonisht. Si ë tillë është menuja ideale për të rënë në peshë. Përdoret gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e gjendrës tiroide, për njerëz me probleme nervore (migrenë, depresion, ankth, Parkinson, Alzheimer, etj) si dhe për njerez me problemet e celiakisë ose të sindormit të zorrës së irrituar. Cdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, fileto salmoni, fileto koce, fruta deti, biftek vici, etj, perime ose sallatë si dhe bulmete. Gatimet bëhen me kripë rozë dhe vajra vegjetale. Vjen cdo ditë në destinacionin dhe orën që ju dëshironi midis 12:00 dhe 14:30. Paketa mund të ndërtohet vetëm me drekën ose me drekë dhe darkë.

CMIMI:

  • 18.000 lekë / muaj (drekë);

  • 34.000 lekë / muaj (drekë & darkë).

SHTIM MASE MUSKULARE

Dieta Premium:

Është menuja me produktet më cilësore në treg. Çdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, fileto salmoni, fileto koce, fruta deti, biftek viçi, etj, një karbohidrat si quinoa, cous cous, oriz basmati, oriz I zi, patate e ëmbël, etj, si dhe perime ose sallatë. Premium është një menu e larmishme e cila ndryshon periodikisht. Është dieta më e shijshme që keni provuar, me kalori të përshtatura për shtim në peshë. Gatimet bëhen me kripë rozë dhe vajra vegjetale. Ritmi I shtimit në peshë është 1 – 1.5 kg në javë. Dreka dhe darka ju vijnë së bashku në destinacionin dhe orarin që ju dëshironi.

CMIMI:

  • 42.000 lekë / muaj (drekë & darkë).

Menu Fitness:

Është një menu dedikuar të apasionuarve pas fitness-it ose sporteve. Është një dietë e pasur në proteina shtazore (derivuar nga pula), karbohidrate (si oriz, patate, penne, quinoa, etj)  si dhe perime ose sallatë. Gatimet bëhen me kripë rozë dhe vajra vegjetale. Ritmi I shtimit në peshë është 1 – 1.5 kg në javë. Dreka dhe darka ju vijnë së bashku në destinacionin dhe orarin që ju dëshironi.

CMIMI:

  • 24.000 lekë / muaj (drekë & darkë):

*Abonimet  kanë 26 ditë në shfrytëzim, nga e hëna në të shtunë. Në rast se e dëshironi paketën nga e hëna në të premte, ditët e shtuna do ju shtyhen nga afati juaj i abonimit.

 

BUSINESS LUNCH

Business Lunch Premium:

Dreka e dietës premium vjen për këdo që dëshiron të konsumojë një vakt dreke të shëndeshme e plot vlera. Është menuja me produktet më cilësore në treg. Cdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, fileto salmoni, fileto koce, fruta deti, biftek vici, etj, një karbohidrat si quinoa, cous cous, oriz basmati, oriz I zi, patate e ëmbël, etj, si dhe perime ose sallatë. Premium është një menu e larmishme e cila ndryshon periodikisht. Gatimet bëhen me kripë rozë dhe vajra vegjetale. Vjen cdo ditë në destinacionin që ju dëshironi midis ores 12:00 dhe 14:30.

CMIMI:

  • 22.000 lekë / muaj.

Business Lunch Standard:

Dreka e dietës standard vjen për këdo që dëshiron të konsumojë një vakt dreke të shëndeshme e plot vlera. Menuja jonë standarte përfshin perimet dhe sallatat më të freskëta të stinës, karbohidrate si  pasta, oriz, rizoto, patate furre ose buke integrale, supa, fileto pule dhe peshku dhe sallata frutash. Standard është një menu e cila ndryshon periodikisht. Gatimet bëhen me kripë rozë dhe vajra vegjetale. Vjen cdo ditë në destinacionin dhe orën që ju dëshironi midis 12:00 dhe 14:30.

 

CMIMI:

  • 12.000 lekë / muaj:

VEGANE

Menu Vegane:

Është menuja që ndërtohet në bazën e proteinave dhe karbohidrateve bimore. Është e pasur në yndyrna vegjetale. Menuja vegjetariane/ vegane është ideale për njerëzit të cilët vuajnë nga  diabeti, nga kolesteroli i lartë në gjak apo për grupet vegjetariane dhe vegane.

 

CMIMI:

  • 12.000 lekë / muaj (drekë);

  • 24.000 lekë / muaj (drekë & darkë).

FITNESS

Menu Fitness:

Është një menu dedikuar të apasionuarve pas fitness-it ose sporteve. Është një dietë e pasur në proteina shtazore, karbohidrate si dhe perime ose sallate. Përmban një sasi kripe minimale dhe shumë pak vajra vegjetale. Kombinime mjaft unike të cilat shoqërohen  me gjithë paketën e vlerave nutricionale në webin tonë: www.fitfood.com.al

CMIMI:

  • 12.000 lekë / muaj (drekë).

Facebook: Fit Food

Instagram: fitfood.al

Youtube: The fit couple

  • info@fitfood.com.al
  • +355 676490400

Andi DOKA

Fillimet - Jeta

“ Ti mundesh!”

Lindi ne vitin 1994. Si te gjithe femijet, shijoi femijerine me lodrat dhe me fillimin e rruges se dijes. Ndonese problemet e para te shikimit filluan qe ne femijeri, ato, nuk arriten ta pengonin per te kryer nje jete normale, si ne fushen sociale me shoqerine dhe familjen, ashtu edhe ne shkolle!

Titujt

  • 2019 - Kampion ne Men’s Physique Special

Ne moshen 13-14 vjecare (klasa e 8-te), pasi kthehet nga pushimet e kaluara ne bregdet, filloi te kishte probleme serioze me shikimin. Ndonese ishin serioze, nuk u ankua deri ne momentin qe nuk mund te duronte me!

Se bashku me prinderit, me shume sakrifica, udhetojne drejt Turqise per nje ekzaminin dhe trajtim me te specializuar! Nje trajtim qe dha rezultat, duke bere te mundur rikthimin e shikimit cdo dite e me shume dhe duke mundesuar ndjekjen normale te shkolles.

Nje dite perpara provimit te minimatures se klases se 9-te, studion fort deri vone! Dita e neserme, erdhi jo me si te tjerat. Shikimi ishte turbulluar, por nuk e pengoi per t’u nisur drejt shkolles, ku e prisnin shoket dhe shoqet, me te cilet do te jepte provimin.

Me gjithe vullnetin dhe deshiren e madhe per ta bere kete provim, perkeqesimi i shendetit arriti kulmin, duke e detyruar te njoftonte te atin per gjendjen.

Krenaria dhe Sedra nuk e lejonin, qe perpara mesuesve te cilet nuk e dinin problemin, t’ju tregonte arsyen perse nuk po shkruante!

Bashke me te atin nisen urgjent per Turqi, me shprese, se dhe kesaj rradhe mjekesia do te bente mrekulline! U vizituan tek i njejti doktor, i cili heren e pare beri mrekulline, por per fat te keq ai ju konfirmoi qe dorezohej, duke ju komunikuar qe tashme nuk mund te benin asgje!

Sic citon edhe vete ai “Mu shemb Bota!”

Kjo semundje nuk ishte e  lindur por e rralle, dhe gjetja e nje ilaci ishte e pamundur.

Tre vitet ne vazhdim ishin shume te renda. U mbyll ne vetvete dhe u izolua nga pjesa tjeter e shoqerise duke mos dale nga ambjentet e shtepise.

Rilindja: Shkolla dhe Jeta Sociale

Kesaj periudhe i erdhi fundi. Filloi angazhimi social duke u ingranuar ne shoqeri si me pare. Sigurisht, qe nuk mund ta quante veten te integruar, nese nuk do ndiqte shkollen si gjithe te tjeret. Nxitesi dhe mbeshtetesi kryesor i Adit ishte vellai i tij, Klajdi. Frekuentimi i shkolles i tejlakoi pritshmerite, ku ishte jo vetem nje ambjent edukues dhe mesimdhenes, por nje familje e vertete, ku shoqeria dhe mesuesit e shoqeruan gjate gjithe kohes me dashurine e tyre.

Pasioni i Jetes: Bodybuilding

Dashuria per cdo lloj sporti e ka shoqeruar gjate gjithe kohes. Bodybuilding ishte rrezja e drites qe ju shfaq kur problemi shendetesor i erresoi jeten. Per Andin, Bodybuilding nuk ishte thjesht sport, ishte ilaci Shpirteror per sherimin e Shpirtit!

Ishte nje shkarkim  i energjise se brendshme negative (qe nuk buronte nga shpirti por nga pamundesia fizike per te qene si gjithe te tjeret), por edhe nje motiv per te jetuar.

Kjo deshire e madhe per Bodybuilding por dhe nxitja e miqve, bene te mundur, qe te marre pjese ne Kampionatin e Bodybuilding & Fitness 2019 duke u shpallur  Kampion ne Kategorine Men’s Physique Special.

Marrja pjese ishte nje ushqim shpirteror per veten, per t’i treguar trupit qe nje mangesi nuk te ndalon te shikosh perpara, te shijosh jeten me ato qe ke dhe mund te arrish. Te vashdosh rrugen per te realizuar endrren, per t’u bere nje bodybuilder i vertete, por ne te njejten kohe per t’i dhene force cdo personi me probleme te ngjashme, qe kurre te mos dorezohet sepse “Ti mundesh!”

Pasioni per kete sport, ka bere te mundur, qe dhe ne momentet e erreta te dilemes per t’u dorezuar, te rilinde dhe te vazhdoje perpara edhe me me shume force.

Enderron te behet nje Bodybuilder, qe te garoje denjesisht ne arenat Kombetare dhe Nderkombetare, per te bere krenar jo vetem veten por edhe Vendin!

Filozofia e te jetuarit

Sporti eshte pjese e pandare e jetes se tij! Perqafoni edhe ju moton e Andit:

“Nëse Unë mundem, edhe Ti mundesh”

Video origjinale e emisionit ``Thumb On``

Kontakti

ARBËR XHEMALI PËR HERE TË DYTE NËNKAMPION NË GARËN NDËRKOMBËTARE 2 TORRI, ITALI

… Dhe Kampioni nuk ndalet! Ne Garen e dyte GRAND PRX 2 TORRI ne Itali,  @arber__xhemali na ben perseri  krenar me Titullin e Nenkampionit 🥈

Dy vende te Dyta ne Dy Gara Nderkombetare, jane arritje, qe cdo sportist profesionist do t’i kishte zili.

Ta mbeshtesim te gjithe per Garen e trete dhe per nje Titull tjeter! 💪🏆🥇

ARBËR XHEMALI BËN KRENAR GJITHË SHQIPTARËT SI NËNKAMPION NË GARËN NDËRKOMBËTARE ZHVILLUAR NË ITALI

Ashtu sic ju kishim njoftuar, Arber Xhemali (@arber_xhemali)  merr pjese ne “HERCULES OLYMPIA ITALY – AMATEUR”, Vicenza (Italia), 1 Nentor 2019 dhe

Shpallet NënKampion

I urojme Suksese ne dy garat e tjera, duke nderuar Veten dhe te Gjithe ne!